Veliaj në Gjykatën e Lartë, jep dorëheqjen një nga gjyqtarët

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar prej 10 shkurtit 2025.

Pas largimit të Pandës, është përcaktuar trupa e re gjyqësore që do të shqyrtojë rekursin e Veliajt në Gjykatën e Lartë. Çështja do të shqyrtohet nga trupa e përbërë nga: Sandër Simoni, në cilësinë e relatorit të çështjes dhe anëtarë Sokol Binaj e Albana Boksi.

Çështja është rikthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 25 maj, e cila me shumicë votash 5 me 3 vendosi kthimin e saj për shqyrtim.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit 2025. Ai, së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohet për korrupsion në 9 raste. Ndaj Veliajt rëndojnë gjithashtu akuza të tjera, përfshirë shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Tashmë pritet që trupa e re e Gjykatës së Lartë të shqyrtojë rekursin e Veliajt dhe të vendosë mbi vijimin e procedurave ligjore.Në vendimmarrjen e saj, Gjykata e Lartë pritet të vlerësojë nëse masa e sigurisë “arrest në burg” është proporcionale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top