Veliaj me mesazh të koduar nga burgu: “Më poshtërove, por karma s’vonon”

Kryebashkiaku i burgosur i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit, ka publikuar një video në TikTok me një mesazh të shkurtër por kuptimplotë. Ndryshe nga narrativa që përdori para se gjykata ta linte në burg, në llogarinë e tij në TikTok Veliaj shfaqet më kërcënues me mesazhet e tij, që gjithsesi mbeten të koduara.

“Të më arrestosh dhe të përpiqesh të më poshtërosh, e di që të ka bërë të ndihesh mirë. Por karma gjithmonë e gjen rrugën për t’u kthyer, edhe nëse vonohet. Shpresoj vetëm që ata të jenë aq të fortë sa isha unë” është mesazhi që ka shpërndarë Veliaj në videon në TikTok, video që shoqërohet me këngën e Rihanna-s në sfond, ku dëgjohet fraza: “A man!” (Një burrë).

Veliaj ndodhet në paraburgim prej më shumë se katër muajsh, nën hetim nga SPAK për korrupsion në procedura tenderimi. Hetimi ndaj tij nisi pas një letre anonime dhe përfshin kontrata të dyshuara fiktive gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i bashkisë Tiranë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top