Erion Veliaj ka dalë me disa mesazhe paralajmëruese në llogarinë e tij në TikTok, ku i përgjigjet njerëzve që i thonë se po qëndron shumë urtë. Sipas asaj që ka shkruar në një publikim në TikTok, kryebashkiaku i Tiranës, i burgosur në Durrës që prej datës 10 shkurt thotë se “do të flasë”, dhe atëherë paralajmëron ai do të jetë “breaking news”, thënë ndryshe në shqip “lajm i fundit”.
“Mezi po pres, se ju e dini që kur flas, flas shumë” ka shtuar kryebashiaku në një mesazh që shoqëron videon e tij në rrjetet sociale. Shpresat e Veliajt për të dalë nga burgu tashmë janë afër zeros, ndërkohë që ndikimi i tij politik në bashkinë e Tiranës është zhdukur sipas një anxhende të ekzekutuar ftohtë nga kryeministri Edi Rama.
@erionveliaj_ Mezi po pres, se ju e dini që kur flas, flas shumë.
Mesazhet e koduara në rrjetet sociale janë e vetmja mënyrë që kryebashkiaku të marrë vëmëndje ditët e fundit, ndërsa asnjëherë nuk ka folur publikisht kundër kolegëve të tij të partisë socialiste.