Kryebashkiaku i Tiranës mbërrin në Apelin e GJKKO ku pritet të merret pas pak vendimi mbi ankimimin për masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Në seancën e djeshme, avokatët e Veliajt mësohet se kanë kërkuar të njihen me prova të reja. Mbrojtja e Veliajt ka bërë parashtrimet dhe duke këmbëngulur që masa e sigurisë “arrest në burg” duhet të shfuqizohet dhe se kryebashkiakut duhet t’i jepet mundësia të dalë nga paraburgimi. Sipas mbrojtjes, Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo t’i dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët.