Veliaj kërkoi revokim e masës së sigurisë, vendim merret të mërkurën

Erion Veliaj ka kërkuar revokim të masës së sigurisë arrest me burg. Mësohet se në kërkesën e depozituar nga avokatët e Veliajt, kryebashkiaku ka kërkuar revokimin ose zëvendësimin e masës së sigurisë.

Ndërkohë që bashkë më këtë kërkesë, Veliaj ka kërkuar informacion nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion lidhur me ecurinë e hetimeve që po zhvillohen ndaj tij, për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Kjo kërkesë e Veliajt, do të shqyrtohet ditën e mërkurë nga gjykatësi Erjon Bani.

Veliaj u arrestua në zyrën e bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”.

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka marrë përfitime të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga bashkia Tiranë. Përmes titullarit të saj, përvetësimi ka pasur qëllim pasurimin personal të Veliajt dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top