Veliaj humbet mandatin? Juristi i PD: Nuk është më banor i Tiranës

3036 të paraburgosur dhe të dënuar kanë të drejtë vote më 11 maj. 1357 të tjerë, që janë brenda burgjeve, nuk do të lejohen të votojnë, për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Mes atyre që do të kenë të drejtë vote është edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj që në faqen e KQZ-së figuron zyrtarisht si banor i Bashkisë Durrës, njësisë Administrative Durrës dhe me qendër votimi në IEPVD Durrës.

Nisur nga kjo këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, juristi Marash Logu me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se në bazë të ligjit, nëse një kryebashkiak ndryshon vendin e banimit humbet mandatin. Logu shton se Këshillit Bashkiak të Tiranës nuk i mbetet tjetër veçse të njoftojë Këshillin e Ministrave, i cili ia përcjell njoftimin Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Erion Veliaj humbet mandatin e kryetarit të Bashkisë Tiranë! Neni 61, pika 1, gërma “c”, e Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, parashikon se mandati i kryetarit të bashkisë përfundon përpara afatit në rastet kur kryetari nuk është më banor i përhershëm i bashkisë ku është zgjedhur.

Duke qenë se tashmë Erion Veliaj nuk rezulton më si banor i Bashkisë Tiranë, por si banor i Bashkisë Durrës, kjo do të thotë që ai automatikisht humbet mandatin e kryebashkiakut të Tiranës. Këshillit Bashkiak të Tiranës nuk i mbetet tjetër veçse të njoftojë Këshillin e Ministrave, i cili ia përcjell njoftimin Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme” – shkruan Logu.

Veliaj u arrestua në zyrën e tij më 10 shkurt i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash. Pas arrestimit të Veliajt, në krye të Bashkisë Tiranë me pëlqimin e Ramës është vendosur Anuela Ristani.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top