Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat dhe deputetët socialistë, ndërsa u shpreh se socialistët duhet të nisin punën për zgjedhjet e reja në Tiranë.
Ai theksoi se kandidatura e Ogerta Manastirliut është mirëpritur nga të gjithë socialistët. Sipas tij, tani është radha e Ogerta Manastirliut që të drejtojë Bashkinë e Tiranës.
“Qoftë tezgat dhe pasqyrat gjysmë të vërtetave ndaj tij, janë tema ku ne nuk mund të hymë si palë, sepse të merresh me karikaturat është humbje kohe, ndërsa të merresh me drejtësinë është humbje busulle. Në një histori drejtësie plotë pikëpyetje, që nuk dihet sa do të zgjasë, mos ta marrë peng kryesinë e Tiranës.
Puna jonë është të adresojmë pa humbur kohë boshllëkun në Bashkinë e Tiranës, sepse Tirana nuk mund të gdhihet dhe të ngryset pafundësisht me një Tiranë pa kokë, e cila, duke mos pasur një të zgjedhur në krye të saj, mos të ketë mundësinë t’i udhëheqë ata drejt së ardhmes.
Sot të nisim punën për zgjedhjet e reja në Tiranë, ku me kandidaten e duhur, me ambicien e duhur dhe me organizimin e duhur do të marrim rezultatin e duhur, për t’i dhënë lokomotivës së Shqipërisë shpejtësinë e duhur.
Më vjen shumë mirë që kandidatura e Orgetës ka gjetur mbështetjen e familjes sonë të madhe politike, ku të gjithë e çmojnë kandidaten tonë për Tiranën dhe është radha e saj për ta udhëhequr Tiranën me qetësinë që e ka karakterizuar gjithnjë në detyrat që ka kryer deri tani.
Aq e fortë është qasja e Orgetës ndaj bashkisë, saqë aq pak interes ka kush do të jetë rivali i saj nga partitë e tjera, që do të hyjnë të humbur dhe do të dalin akoma më të humbur”, tha Rama.