Në vijim të seancës në Gjykatën Kushtetuese, Erion Veliaj vijoi duke e cilësuar procesin e shkarkimit si një akt të padrejtë, të kryer pa respektuar procedurat ligjore dhe pa i dhënë mundësinë të paraqiste qëndrimin e tij përpara Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!“Zonja gjykatëse, ju falënderoj për pyetjen. Në 10 vite si kryebashkiak, ka dy mënyra si flitet në këshill: ose kur thërret kryetari, ose kur ka vendime të rëndësishme. Ka edhe një rast të tretë, kur e thërret vetë këshilli por edhe atëherë duhet të thërrasë kryetarin. Unë nuk mora asnjë ftesë nga këshilli, por një njoftim nga sekretari, që nuk është anëtar i zgjedhur i tij,” tha Veliaj.