Vazhdojnë protestat e mëdha në Stamboll pas arrestimit të Imamoglu, rivalit të Erdogan

Policia në Stamboll ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër demonstruesve në natën e dytë të trazirave që pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu – pavarësisht se në fuqi është një ndalim 4-ditor i protestave.

Imamoglu, rivali kryesor i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, pritej të emërohej kandidat presidencial për zgjedhjet e vitit 2028.

Të mërkurën, ai ishte në mesin e 106 personave që u arrestuan për korrupsion dhe ndihmë ndaj grupeve terroriste.

Që atëherë, autoritetet në Turqi kanë arrestuar dhjetëra persona për postime “provokuese” në rrjetet sociale.

Duke reaguar ndaj protestave, Erdogani akuzoi kundërshtarët politikë se po bëjnë shfaqje me pjesëmarrje në demonstrata.

“Ata kanë humbur bilancin aq shumë sa janë në gjendje të sulmojnë policinë tonë, të kërcënojnë gjyqtarët dhe prokurorët”, ka thënë ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top