Vijon procesi i numërimit edhe në Vaun e Dejës, ku nga 53 kuti në total, deri më tani janë numëruar 44 prej tyre.
Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS Kristian Shkreli ka marrë deri më tani 6909 vota, ose 55.48 %.
Sakaq kandidati i Bashkë Fitojmë, Zef Hila ka marrë 4753 vota ose 38.17 %.
Klomentina Drini e PD ka marrë 791 vota ose 6.35 %.