Papa Leo XIV ka refuzuar ftesën e Donald Trump për tu bashkuar në “Bordin e Paqes”. Kardinali Pietro Parolin, sekretari i shtetit i Vatikanit, u tha gazetarëve të martën se Papa kishte një numër shqetësimesh në lidhje me iniciativën dhe se si rezultat ai nuk do të marrë pjesë.
“Për ne, ka… disa çështje kritike që duhet të zgjidhen. Një shqetësim është se, në nivel ndërkombëtar, mbi të gjitha duhet të jetë OKB-ja ajo që menaxhon këto situata krize. Kjo është një nga pikat në të cilat kemi këmbëngulur.”, tha ai.
Gazeta britanike, The Independent shkruan se, Trump ka ftuar një numër udhëheqësish botërorë t’i bashkohen bordit, i cili fillimisht ishte konceptuar si një organ për të mbikëqyrur armëpushimin në Gaza dhe për të koordinuar rindërtimin e Rripit pas konfliktit midis Hamasit dhe Izraelit.
Që atëherë, fushëveprimi i tij është zgjeruar, me zotin Trump që thotë se do të ishte në një pozicion të mirë për të adresuar një sërë mosmarrëveshjesh globale. Disa e shohin atë si një përpjekje të presidentit të SHBA-së për të krijuar një forum shumëpalësh alternativ ndaj OKB-së, të cilin ai e ka kritikuar vazhdimisht si të papërshtatshëm për qëllimin.