Vatër e re zjarri në Pukë, flakët pranë varrezave në Bojdan

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në masivin pyjor të Pukës, konkretisht në zonën e njohur si Bojdan.

Flakët janë shfaqur në afërsi të varrezave të zonës, duke vënë në alarm shërbimet e emergjencës.

Sipas të dhënave paraprake, autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Këto dyshime përforcohen nga fakti se vetëm pak ditë më parë, policia kishte zhvilluar një aksion në këtë zonë ku zbuloi dhe asgjësoi një parcelë me kanabis sativa.

Drejt vendngjarjes është nisur menjëherë një mjet zjarrfikës për të bërë të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në sipërfaqet pyjore rrethuese.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top