Vangjel Tavo për zgjedhësit që nuk votojnë: Mbi ligjin nuk del njeri!

Ka votuar në Himarë kandidati i PS për bashkinë, Vangjel Tavo. Ai tha se procesi deri tani ka qenë i qetë dhe se uronte që të mbetet i tillë gjatë të gjithë ditës.

“Sot e kanë fjalët Himara dhe himarjotët për të votuar, procesi ka qenë i qetë. Uroj të vazhdoj kështu deri në moment të fundit të votimit qetësia, ashtu sikurse ka mbizotëruar gjatë fushatës. Himarjotët të dalin masivisht në votime dhe të votojnë projektin më të mirë për ta”, tha kandidati socialist.

Pyetjes lidhur me problematikat në Himarë Fshat ku qytetarët me karta identiteti të skaduara nuk u lejuan të votojnë, u shpreh: “Nuk është çështja ime, mbi ligjin nuk mund të dalë njeri”.

Vangjel Tavo garon për mandatin e kryebashkiakut të Himarës përballë kandidatit të PD-së, Petro Gjikuria. Deri në orën 10:00 në proces kanë marrë pjesë 2358 zgjedhës, nga 19766 të regjistruar. Sipas KQZ pjesëmarrja llogaritet në 11.93%.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top