Vangjel Tavo betohet si kryebashkiak i Himarës

Vangjel Tavo është betuar sot mbi Kushtetutë si kryebashkiak i Himarës pas ligjërimit të mandatit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe certifikimi nga Gjykata e Vlorës. Mbledhja u mbajt sot rreth orës 10:00 në Këshillin Bashkiak të Himarës, ku u ndoqën procedurat protokollare për të zgjedhurit vendorë.

Mësohet se para godinës së Bashkisë Himarë ishin mbledhur përfaqësuesit e këshillit nga të gjitha palët politike, që ndoqën më tej edhe ceremoninë e betimit.

Kështu Vangjel Tavo do të ushtrojë mandatin e tij për 3 vite, deri në vitin 2027 kur mbahen zgjedhjet e radhës lokale.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top