Aktorja dhe këngëtarja Vanessa Hudgens ka bërë komente të rralla për romancën e saj të dikurshme me Zac Efron, të cilën e nisi gjatë xhirimeve të filmit të njohur të Disney Channel, High School Musical.
E ftuar në podkastin “Get Your Head in the Game”, Hudgens, 35 vjeçe, foli për herë të parë pas shumë kohësh për lidhjen me Efron, 37 vjeç, me të cilin luante rolin e çiftit Gabriella Montez dhe Troy Bolton.
“Kishim një kimi të vërtetë,” – tha Hudgens, duke kujtuar audicionin e tyre të parë. “Kur e pashë për herë të parë, mendova: ‘Zoti im, është shumë simpatik.’”
Hudgens pranoi se lidhja e tyre jashtë ekranit i dha një shtysë të madhe performancës në film:
“Kjo ndihmon shumë, sidomos kur je i ri dhe gjithçka është e ëmbël dhe e pafajshme.”
Ajo dhe Efron ishin në një lidhje nga viti 2005 deri në vitin 2010, ndërsa vazhduan të luanin në të tre filmat e sagës High School Musical.
Pas ndarjes nga Efron, Hudgens nisi një marrëdhënie gati 9-vjeçare me aktorin Austin Butler. Pas ndarjes së tyre në vitin 2020, ajo filloi një lidhje me bejsbollistin Cole Tucker, me të cilin u martua në Meksikë në nëntor 2023. Çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë në korrik 2024 dhe së fundmi kanë njoftuar se janë në pritje të fëmijës së dytë.
Ndërkohë, edhe vetë Zac Efron ka reaguar ndaj lajmeve për shtatzëninë e ish-të dashurës, duke thënë për Access Hollywood se Hudgens do të jetë një “nënë e mrekullueshme.”
Sa i përket jetës sentimentale të Efron, ai është lidhur ndër vite me disa emra të njohur si Michelle Rodriguez, Sami Miró dhe Halston Sage. Së fundmi, u përfol për një lidhje me aktoren Nina Dobrev, por ajo i mohoi thashethemet duke konfirmuar se janë vetëm miq.