Vance: Kam besim në mënyrën se si Trump do ta trajtojë luftën me Iranin

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance tha sot se ka besim në mënyrën se si Presidenti Donald Trump po e trajton luftën në Iran .

Një gazetar e pyeti Vance nëse kishte rezerva në lidhje me përfshirjen e SHBA-së në luftën kundër Iranit, duke kujtuar kritikat që kishte bërë në të kaluarën – para se të merrte detyrën – në lidhje me ndërhyrjet amerikane në Lindjen e Mesme.

Fillimisht ai akuzoi gazetarin që bëri pyetjen se po përpiqej të shkaktonte një “përçarje” midis tij dhe Trump, ndërsa Vance tha më pas se ndryshimi është se tani “kemi një president të zgjuar, ndërsa në të kaluarën kemi pasur presidentë budallenj”.

“Unë i besoj Presidentit Trump se do ta bëjë punën, do të bëjë një punë të mirë për popullin amerikan dhe do të sigurojë që gabimet e së kaluarës të mos përsëriten”, theksoi Vance.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top