Van Damme: E dua Putinin, do të shkoj në Rusi si ambasador i paqes

Në një video të publikuar në Telegram nga gazetarja pro-ruse me origjinë nga Ukraina, Diana Panchenko, aktori dhe ish-bodybuilderi Jean-Claude Van Damme i është drejtuar presidentit rus Vladimir Putin me një mesazh të pazakontë, duke shprehur dëshirën për të vizituar Rusinë si një “ambasador i paqes”.

Panchenko, e cila në vitin 2023 u akuzua për tradhti nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU), ndau videon ku Van Damme shprehet se është i gatshëm të shkojë në Rusi për të përçuar mesazhe paqeje, shkruan Euronews.

“Ne duam të vijmë në Rusi. Do të përpiqemi ta bëjmë këtë ashtu siç dëshironi ju, si një ambasador i paqes. Do ta doja shumë këtë… Do të ishte nder për mua të mbaja një titull të tillë”, – tha aktori belg.

Më tej, ylli i filmave aksion rrëfen një histori disi të çuditshme për një takim të mëparshëm me Putinin në një ngjarje të arteve marciale në Sochi, ku, sipas tij, “këpucët e tyre u prekën”. Van Damme ka vizituar më parë Rusinë në vitet 2007 dhe 2010, duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive.

Në fund të videos, i njohur si “Muskujt nga Brukseli”, ai përmbyll mesazhin me fjalët: “Le ta bëjmë këtë. Ambasador i paqes. Nuk do të flasim për politikë – vetëm për paqe, sport dhe lumturi. Ju duam shumë”.

Van Damme mbyll mesazhin duke dërguar një puthje drejt Rusisë dhe një tjetër “të madhe për Putinin dhe familjen e tij”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top