Valë protestash në Europë/ Të rinjtë dalin në rrugë nga Franca në Gjermani, Itali e Shqipëri

Një valë protestash po përhapet në disa vende të Europës, me të rinj, studentë, sindikata dhe grupe qytetare që po dalin në rrugë për çështje të ndryshme sociale, ekonomike dhe politike. Franca ka qenë një nga vatrat kryesore të mobilizimeve, ndërsa protesta të tjera janë zhvilluar ose janë paralajmëruar edhe në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Portugali.

Në Itali, Milano është përballur me përplasje mes protestuesve dhe policisë, si edhe me episode plaçkitjesh. Pas incidenteve, kryeministrja Giorgia Meloni njoftoi masa të reja sigurie, përfshirë angazhimin e ushtrisë dhe ashpërsimin e masave ndaj të miturve të përfshirë në akte dhune.

Ndërkohë, në Gjermani janë paralajmëruar protesta studentore në dhjetëra qytete. Sipas raportimeve, mbi 180 mijë persona janë regjistruar për të marrë pjesë në mobilizime në 34 qytete, përfshirë Berlinin, Hamburgun, Frankfurtin dhe Mynihun.

Megjithatë, pjesëmarrja në terren ka qenë deri tani më e ulët se shifrat e regjistrimeve, me disa mijëra protestues të raportuar në qytetet kryesore. Në Itali, në organizimin e mobilizimeve janë përfshirë edhe lëvizje të reja, grupe studentore, sindikata dhe organizata kundër luftës.

Në të njëjtën panoramë është përfshirë edhe Shqipëria, ku të rinjtë dhe studentët kanë vijuar protestat e tyre kundër qeverisë. Protestat në disa vende të Europës po marrin forma të ndryshme, por kanë një element të përbashkët: rritjen e mobilizimit të të rinjve dhe grupeve shoqërore që kërkojnë më shumë përfaqësim dhe përgjigje nga institucionet.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top