Valbona Mema flet për herë të parë për humbjen e motrës

Valbona Mema ka folur së fundmi për ndarjen nga jeta të motrës së saj. Artistja e cila hoqi dorë nga realityshow “Big Brother” për këtë arsye ka treguar në një intervistë për “Pardon My French” për raportin e tyre.

“Tani mendoj që po forcohem. Unë mendoj që jeta më ka vënë në shumë prova dhe unë kam arritur të mbijetoj dhe t’i bëj ballë. Duket si ëndërr sepse je mësuar gjithmonë që të komunikosh dhe të bisedosh, sidomos ato bisedat e mëngjesit kur bëhen me motrat, më mungojnë shumë. Ishte i pandashëm ai komunikimi përveç atij muaji që ndodhesha në BBV.

Ka qenë motra e madhe për mua. Ka qenë si nënë sepse i ka rënë edhe pesha që të na rriste. Përgjegjësia ishte akoma dhe më e madhe e imja për t’u kujdesur. Nuk është se ishte shumë e pritshme kaq e shpejtë. Nuk e kuptoj si agravoi sëmundja aq shpejt dhe përshpejtoi edhe ikjen e saj.

Ajo donte gjithmonë që unë t’i ndiqja ëndrrat e mija. Në momentin që mu komunikua që gjendja e saj po vështirësohej, unë mora automatikisht një vendim të menjëhershëm dhe duhej se s’bën të isha afër saj. Unë e kisha nënë, baba, shok e kisha gjithçka”, u shpreh Valbona.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top