Thana, vajza e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Kosumi, i dha fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë dashurinë me partnerin e saj, Milotin.
Lajmin e bëri të ditur ish-kryeministri Kosumi përmes një postimi në Facebook ku publikoi edhe pamje të ceremonisë.
Sigurisht, që nuk mungoi edhe urimi nga ana e tij.
“Një hap i rëndësishëm në jetë për Thanën. Të dashur Thanë dhe Milot, urime, paçi shëndet, lumturi, familje dhe ju priftë e mbara!”, shkroi Kosumi në postimin e tij në Facebook.
Krahas këtij urimi, ai po ashtu ndau edhe pamje nga ceremonia tejet e veçantë, që ishte mbajtur në ambient të jashtëm.