Myrto Uzuni vazhdon ta bëjë detyrën më së miri në La Liga, edhe pse skuadra e tij mbetet në zonën e rënies nga kategoria.
Shqiptari shënoi golin e dytë për Granandën në ndeshjen ndaj Villareal për të ngushtuar rezultatin në shifrat 2-3.
Ky është goli i katërt sezonal për sulmuesin e Kombëtares në La Liga.