Që kur u zbulua për herë të parë në vitin 400 para erës sonë, uthulla e mollës është përshkruar si një eliksir magjik shërues dhe i fuqishëm.
Uthulla e mollës është një antibiotik i lëngshëm që lufton bakteret dhe ndihmon për një jetë të shëndetshme.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, uthulla më e mirë është ajo e padistiluar që bëhet nga mollë të freskëta.
Ajo që vjetërohet në fuçi druri, e cila përmirëson shijen natyrale të produktit.
Ngjyra e uthullës së pafiltruar është kafe e ndezur.
Ajo është e trashë dhe në fund të shishes vërehet një substancë si pëlhurë e cila në mesin e ekspertëve të ushqimit njihet si ‘nëna’.
Pëlhura magjike e uthullës së mollës
Kjo substancë e ngjashme me një pëlhurë që gjendet tek uthulla e pafiltruar është e pasur me enzima, antioksidantë, proteina dhe baktere.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, sa më e gjatë të jetë periudha e fermentimit, aq më e madhe do jetë ‘nëna.’
Vlerat e uthullës së pafiltruar
Uthulla e pafiltruar është e pasur me minerale si kaliumi, fosfori, magnezi, sulfuri, hekuri e të tjerë.
Duke qenë se kjo uthull vjen nga mollët, ajo është një burim i shkëlqyer i acidit malik.
Ky acid ndihmon në zbutjen e dhimbjes, i jep trupit energji dhe djeg yndyrnat dhe largon qelizat e vdekura nga lëkura si dhe nxit prodhimin e kolagjenit.
Për më tepër, uthulla e pafiltruar e mollës veçohet edhe për përmbajtjen e lartë të kaliumit, i cili i mban në formë enët e gjakut.
Mungesat e kaliumit shkaktojnë dhimbje të kockave dhe muskujve.
Pa kaliumin, njeriu ndihet shumë i lodhur fizikisht dhe mendërisht.
Njerëzit që kanë pak kalium në organizëm, harrojnë shpejt, kanë një kujtesë të pakët, janë nervozë, depresivë dhe në ankth.
Ata preken shumë lehtë nga zbokthi, u bien flokët ose u hollohen.
Përpos të tjerave, njerëzit që vuajnë nga mungesa e kaliumit kanë duar dhe këmbë të ftohta./AgroWeb.org