Ushtria izraelite dëboi Hamas dhe merr kontrollin e një pike kyçe në Gaza

Khirbat Ikhza është juglindje të Khan Yunis, që e bën pikë strategjike për ndalimin e manovrave të terroristëve të Hamas.


Të mërkurën Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se ka arritur kontrollin operacional të Khirbat Ikhza në jug të Rripit të Gazës disa javë pasi luftimet nisën në fund të dhjetorit.

 

Khirbat Ikhza ishte pikë strategjike për organizatën terroriste palestineze Hamas që tani ka më pak mundësi manovrimi apo tërheqje në drejtime të ndryshme.

 

Brigada e Pestë e IDF ka shkatërruar qindra pozicione dhe ka vrarë dhjetëra terroristë të Hamas, duke zbuluar edhe një numër të tuneleve.

Poashtu ky lokacion gjendet disa kilometra nga fshati izraelit Nir OZ ku edhe nisi inkursioni i Hamas me 7 tetor ku u masakruan rreth 1200 civilë izraelitë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top