Ushtria iraniane hedh poshtë pretendimet e Trump: Po negocioni me veten tuaj

Zyrtarë të lartë ushtarakë në Iran kanë hedhur poshtë pretendimet për negociata me Shtetet e Bashkuara, duke ironizuar deklaratat e Presidentit Donald Trump dhe duke theksuar se nuk do të ketë marrëveshje. Në një videomesazh të publikuar nga mediat shtetërore, zëdhënësi i Shtabi Qendror Khatam al-Anbiya, Ebrahim Zolfaghari, kritikoi atë që e quajti “superfuqi e vetëshpallur globale”, duke shtuar: “Mos e quani humbjen tuaj një marrëveshje”.

Zolfaghari vuri në dyshim deklaratat amerikane për bisedime, duke pyetur: “A ka arritur niveli i konfliktit tuaj të brendshëm në pikën ku po negocioni me veten tuaj?”, një koment që shihet si kundërpërgjigje direkte ndaj pretendimeve të fundit nga Uashingtoni për progres diplomatik.

Ai paralajmëroi gjithashtu se stabiliteti në rajon nuk do të vijë përmes marrëveshjeve, por përmes fuqisë ushtarake iraniane.

“Nuk do t’i shihni më investimet tuaja në rajon dhe as çmimet e mëparshme të energjisë dhe naftës, derisa të kuptoni se stabiliteti garantohet nga dora e fuqishme e forcave tona të armatosura”, deklaroi ai.

Në përfundim, zëdhënësi theksoi se Irani nuk ka ndërmend të bëjë kompromis me SHBA-në:

“Dikush si ne nuk do të bjerë kurrë dakord me dikë si ju. As tani, as kurrë”.

Etiketa: irantrump

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top