Ushtria amerikane njoftoi të enjten se kishte nisur sulme ndaj dy motoskafëve të tjerë të dyshuar për transportimin e drogës në Paqësor, duke vrarë përkatësisht tre dhe dy persona, të cilët i përshkroi si “narko-terroristë”.
“Një total prej pesë narko-terroristësh u vranë në këto veprime, tre në anijen e parë dhe dy në të dytën”, tha Komanda e Përbashkët e SHBA-së përgjegjëse për Amerikën e Jugut (SOUTHCOM) nëpërmjet X, duke shoqëruar postimin me një përmbledhje videosh të deklasifikuara të dy sulmeve.
Që nga shtatori, forcat e armatosura të SHBA-së kanë nisur dhjetëra bombardime të tilla në Karaibe dhe Paqësor, në të cilat të paktën 104 persona kanë humbur jetën, pa paraqitur kurrë prova se anijet e synuara ishin të përfshira në aktivitete të paligjshme.
Ekspertët dhe OKB-ja kanë vënë në dyshim ligjshmërinë e operacioneve.