Usain Bolt thotë se një lojtar i Premier League mund ta mposhtë atë në sprint

Usain Bolt mund të jetë njeriu më i shpejtë në histori, por ai beson se një lojtar i Ligës Premier mund ta mposht atë në një garë me një distancë më të shkurtër.

36-vjeçari ende mban rekordin botëror për 100 metra, duke e përfunduar garën për vetëm 9.58 sekonda në vitin 2009 në Berlin.

Ai është gjithashtu mbajtësi i rekordit botëror për 200 metra, duke kryer garën në 19.19 sekonda të pabesueshme – gjithashtu në vitin 2009.

Atleti nga Xhamjaka është një mbështetës i njohur i Manchester United dhe ka vizituar Old Trafford shumë herë gjatë viteve.

Në mënyrë të parashikueshme, ai është sfiduar në gara nga lojtarët në bazën stërvitore të klubit në Carrington.

Pavarësisht se është njeriu më i shpejtë në planet në 100 dhe 200 metra, Bolt zbuloi për talkSPORT se një lojtar në Ligën Premier mund ta mposht atë në garën e shpejtësisë.

“Kam lexuar një artikull ku ju thatë se Rashford mund të të mposhte në 20 metra, a është e saktë?”, ishte pyetja e Darren Bent për Bolt.

“Po! Rashford është i shpejtë jashtë blloqeve, kjo është ajo që ai bën. Ai e ka atë shpërthim të shpejtësisë, por pas kësaj, i thashë, ndoshta mund të më mposhti në 20 metra. Por pas kësaj, mbaroi!”, u përgjigj atleti./telegrafi

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top