Uruguaj, gjesti i madh i Luis Suarez: shpëton një burrë që donte të varej

Luis Suarez është bërë protagonist i një gjesti të madh në Uruguaj, duke marrë rolin e një heroi jashtë fushës. I thirrur nga policia dhe një grup psikologësh pranë rezidencës së tij të pushimeve afer Ciudad de la Costa, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Liverpool arriti ta bindte një burrë 49-vjeçar të mos i jepte fund jetës së tij.

Duke qenë me të njëjtin emër dhe një tifoz i madh i futbollistit, personi që kërkonte të vetëvritej ishte ngjitur në një pemë gjashtë
metra të lartë me një litar të lidhur në qafë, duke këkuar për shoqen e tij dhe duke kërcënuar se do të hidhej.

Pas një pritjeje të gjatë, Suarez mbërriti në vendngjarje dhe, pas një dialogu miqësor me ish-sulmuesin, burri u qetësua dhe ndoqi udhëzimet e idhullit të tij, duke zbritur nga pema dhe duke hequr dorë nga akti tragjik.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top