Urimi i veçantë i Arianës për ditëlindjen e Ermal Fejzullahut

 

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu feston sot ditëlindjen, ndërsa urimin më të veçantë e ka marrë nga bashkëshortja e tij, Ariana. Në një postim në rrjetet sociale, ajo publikoi një fotografi të përbashkët, duke i dedikuar fjalë plot dashuri, ku e quajti “dhuratën më të bukur të jetës së saj”.

 


“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Uroj që çdo ditë e jotja të jetë e mbushur me shëndet, lumturi e dashuri. Ti je dhurata më e bukur e jetës sime!”, ka shkruar Arjana.

 

Çifti, i cili prej vitesh gëzon një martesë të lumtur, janë prindër të katër fëmijëve: tre vajzave  Era, Buna dhe Ana  dhe djalit të tyre, Artit.

 

Ermali, një nga artistët më të dashur të muzikës shqiptare, vijon të jetë i suksesshëm në skenë, ndërkohë që familja e tij shpesh shihet si shembull i harmonisë dhe dashurisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top