URIME PRESIDENTES SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS!

URIME PRESIDENTES SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS!
Me rastin e zgjedhjes së Presidentes së re të Republikës së Kosovës, i përcjell urimet e mia më të përzemërta dhe dëshirat për sukses në këtë detyrë të lartë shtetërore.
Njëkohësisht, përshëndes miratimin e ligjit të ri për Dhomat e Specializuara të Kosovës, si një zhvillim të rëndësishëm për funksionimin e këtij institucioni dhe për proceset që lidhen me drejtësinë në Kosovë.
Ligji, institucionet dhe drejtësia duhet të jenë mbi çdo interes tjetër. Është e rëndësishme që çdo proces gjyqësor të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta të drejtësisë, me respektimin e të drejtave të të pandehurve dhe me transparencën e nevojshme institucionale.
Kosova ka kaluar një rrugë të gjatë dhe të vështirë drejt lirisë dhe shtetësisë. Forcimi i shtetit ligjor dhe i institucioneve demokratike është përgjegjësi e përbashkët.
Urime Presidentes së re të Kosovës dhe suksese në detyrën e saj në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj!
Flamur Buçpapaj president Nacional Media

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top