Urë posaçërisht për motrën/ SPAK dërgon në gjyq kryebashkiaken në detyrë të Tropojës

SPAK ka dërguar në GJKKO kryebashkiaken në detyrë të Tropojës, Zyra Islamaj dhe ndëtuesin Rrok Gegaj, me akuzën e “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, ka rezultuar se Zyra Islamaj, aktualisht në ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Tropojë, rezulton se është përpjekur përmes një tenderi të hapur, të favorizojë ndërtimin e një ure në dobi të familjarëve të saj.

Sipas SPAK, kryebashkiakja në detyrë ka ndërhyrë tek ndërtuesi, Rrok Gega për të ngritur urën mbi përroin që kalon pranë shtëpisë së motrës së saj. Njëkohësisht planifikoi të angazhonte edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, punonjës në Bashkinë Tropojë, për ta ndihmuar ndërtuesin. Edhe ndërtuesi, nga ana e tij, ka pohuar se ky ndërtim nuk ka qenë në procedurat e tenderimit dhe ai do t’ia bënte dhuratë Kryetares së Bashkisë Tropojë.

Hetimet ndaj kryebashkiakes në detyrë të Torpojës kanë nisur pas një kallëzimi të depozituar nga PD, më 8 janar të këtij viti.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top