Uragani Milton/ Banorët e Floridës kthehen në shtëpitë e shkatërruara

Numri i të vdekurve nga uragani Milton që kaloi nëpërmjet Floridas ka shkuar në 10. Gjithashtu pasojat materiale janë të mëdha derisa për pastrimin e rrënojave do të nevojitën javë të tëra, por guvernatori Ron DeSantis tha se ky nuk ishte skenari më i keq.

Deri më tani janë konfirmuar 11 të vdekur, përfshirë pesë në tornadon që goditi St Lucie. Dy tjerë janë gjetur të vdekur në St Petersburg, dhe një tjetër si pasojë e shkuljes së një pemë që përfundoi mbi kulmin e shtëpisë së tij në qarkun Volusia. Këto shifra mund të rriten akoma kur të fillojë pastrimi i terrenit dhe largimi i rrënojave të shumta.

Më shumë se 3.3 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike derisa paralajmërime tjera janë lëshuar nga autoritetet për banorët në lindje dhe pjesën qendrore të brigjeve në Florida në drejtim të Georgia në veri.

Në anën tjetër, niveli i rrezikut nga uragani ka zbritur nga katër në tre, duke bërë që dallgët të arrijnë deri në gjashtë metra lartësi dhe të shkaktoj 27 tornado në formë spirale në atë rajon.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top