Universiteti i Korçës do të bashkohet me atë të Tiranës/ Kushi tregon se çfarë u vendos

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka folur në lidhje me bashkimin e Universitetit të Korçës me atë të Tiranës.

Nga Korça, gjatë një takimi me pedagogët dhe rektorin e këtij universiteti, ajo tha sa nuk do të ketë bashkim por ndërkombëtarizim.

“Universiteti i Korçës do të vazhdojë por do të rritet më tepër. Potencialet janë aty, ka studentë dhe staf i mrekullueshëm, si edhe kapacitete. Korça ka traditë në arsim, pra do të ketë zhvillim më tej. Ka patur propozime të ndryshme, jo vendime, e rendësishme është që ti diskutojmë ashtu si bëmë sot. Dhe vendosëm që rruga është ndërkombëtarizimi dhe profilizimi i universitetit.

Universitetet duhet të jenë avantgard e zhvillimeve dhe nevojave që ka. Është hapur së fundmi një program për marketingun dixhital. Profilizimi do të thotë që shumë programe do zhvillohen, disa të tjera që si përgjigjet Korça, edhe mund të mbyllen. Ato që janë drejt tkurrjes dhe që nuk lidhen me zhvillimin dhe traditën, mund të mbyllen.

Çështja e bashkimit me universitetin e Tiranës ka qenë vetëm një propozim, jo vendim. Ndaj u diskutua sot dhe u vendos që nuk do të ketë bashkim por ndërkombëtarizim dhe profilizim“– u shpreh Kushi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top