Java e njëzet e dytë e Premier League nis me bujë. Manchester United fiton 2-0 derbin e Mançesterit ndaj City-t dhe ngjitet përkohësisht në vendin e katërt. Unidet arrin në kuotë të barabartë me Liverpool-in që pritet nga Burnley. Djajve të Kuq iu anuluan dy gola në pjesën e parë, të shënuar nga Diallo dhe Bruno Fernandes. Por ata e zhbllokojnë ndeshjen në pjesën e dytë. Mbeumo shënon në minutën e 65-të, ndërsa njëmbëdhjetë minuta më vonë ish-lojtari i Lecces, Dorgu, vulos fitoren.
MANCHESTER UNITED – MANCHESTER CITY 2-0
Derbi i Mançesterit rrezikon të ndikojë ndjeshëm në rrjedhën e Premier League, jo vetëm në garën për titull. Me këtë fitore të pastër 2-0, Djajtë e Kuq forcojnë kandidaturën e për një vend në Champions League të ardhshme. Në pjesën e parë vendasit do të kalonin dy herë në avantazh, por të dy golat u anuluan brenda 7 minutash. Fillimisht Diallo, më pas Bruno Fernandes, gëzuan para se festimi t’u prishet për pozicion jashtë loje.
Ndeshja zhbllokohet në minutën e 65-të dhe njeriu vendimtar është Mbeumo. Ky i fundit shfrytëzon një kundërsulm të udhëhequr nga Bruno Fernandes dhe e dërgon topin në këndin e majtë të rrjetës. Për ta mbyllur përfundimisht ndeshjen mendon Dorgu. Ish-lojtari i Lecces shënon golin e tij të dytë në Old Trafford pas një asisti nga Cunha.
Në kohën shtesë do të shënonte edhe Mount. Por ekipit të drejtuar nga Carrick i anulohet edhe goli i tretë i ndeshjes. Pak rëndësi ka, sepse derbi shkon gjithsesi për United, që ngjitet në 35 pikë, ndërsa City mbetet në 43. Guardiola ende nuk ka fituar në këtë vit 2026 (3 barazime dhe një humbje).