Ulja e temperaturave/ Bie bora e parë, zbardhet Kukësi

Bie borë për herë të parë në vendin tonë këtë vit. Zonat verilindore të vendit janë përfshirë nga një valë e ftohtë që ka sjellë ulje të ndjeshme temperaturash, shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore. Në zonat malore mbi 1000 metra lartësi, reshjet kanë rënë kryesisht në formë bore.

Fshatra të thellë si Shishtaveci, Zapoti, Topojani, Gryk-Qaji, Arreni dhe Kalisi janë mbuluar nga bora, duke krijuar një atmosferë tipike dimërore. Deri tani, nuk raportohen probleme në qarkullim apo në furnizime.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të lagështisë dhe mundësisë së formimit të akullit në rrugë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top