Viti i ri shkollor në qarkun e Korçës do të nisë me një ulje të konsiderueshme të numrit të nxënësve, krahasuar me një vit më parë.
Nëse Numri i nxënësve ne total ne rang qarku vitin e kaluar ka qenë 21080 nxënës Këtë vit është ulur në 17354 pra 3726 nxënës më pak.
Sipas sindikatës së pavarur të arsimit në Korçë kjo shifër është alarmante, por edhe e pritshme
pasi ky fenomen nk ka nisur sot, por prej vitesh. Madje ata shtojnë se në vitet pasardhëse ,akoma edhe më shumë do të ndihet numri i ulët i nxënësve.
Më të prekura janë klasat e para, ku mungesa është ndjerë prej dy vitesh, dhe sipas ekspertëve, kjo do të përshkallëzohet edhe në klasat pasuese, deri në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnaze.
Shkaku kryesor i rënies lidhet me emigracionin e të rinjve dhe uljen e lindshmërisë në vend.
Probleme dhe rrezik mbyllje për vitet pasardhëse për shkak të numrit të ulët të nxënësve nuk kanë kanë vetëm shkollat e rrethinave, por edhe qyteti i Korçës.
Këtë vit 3 shkollat e qytetit, Naim Frashëri, Ismail Qemali dhe Asdreni janë në limitin e numrit të kërkuar për të patur drejtori shkolle, gjë që rrezikon të kalojnë në shkolla vartëse.
Nga ana tjetër, edhe pse numri i mësuesve pa ngarkesë mësimore është i lartë, sipas kontratës kolektive, asnjë prej tyre nuk do të mbetet pa punë, por do të sistemohen si mësues ndihmës.