Ulet niveli i Vjosës, por ka ende prani të ujit në disa banesa në Novoselë e Bishan

Sot kemi hyrë në ditën e gjashte të prurjeve të lumit Vjosë, i cili mbrëmjen e djeshme ka nisur të tërhiqet si pasojë e rënies së reshjeve të shiut.

Gjatë ditës së sotme, niveli i Vjosës ka zbritur në rreth 5.5 metra mbi nivelin e detit dhe lumi është rikthyer në shtratin e tij, duke mos përbërë më rrezik për zonën.

Megjithatë, pasojat e përmbytjeve janë ende evidente në disa banesa. Në njësinë administrative Novosele janë prekur rreth 13 banesa, ndërsa në fshatin Bishan janë raportuar rreth 15 banesa te cilat kane pasur prezencë uji ne oborre dhe disa ka hyre uji brenda.

Aktualisht, banorët janë duke pastruar baltën dhe mbetjet që lumi Vjosë ka lënë në oborret dhe ambientet e brendshme të shtëpive të tyre. Shqetësimi kryesor i tyre lidhet me dëmet në bujqësi dhe blegtori, pasi prurjet e lumit kanë marrë me vete ushqimin e bagëtive, barin, misrin dhe rezerva të tjera jetike.

Situata për banorët mbetet e vështirë dhe ata kërkojnë ndihmë emergjente, veçanërisht ushqim për bagëtitë, pasi nuk kanë mundësi për t’i siguruar ato vetë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top