Ukraina sulmon me dron objektivat ruse, zjarri e mbulon qiellin në Donetsk

Në mesin e sulmeve të vazhdueshme që Ukraina ka intensifikuar ndaj Rusisë, u njoftua edhe për një sulm me dron në Donetsk.

Nga pamjet e publikuara shihet zjarr i madh i cili është duke vazhduar edhe në këto momente.

Ndërkaq sulmet ukrainase po vazhdojnë në caqet ruse kryesisht të rafinerive të naftës dhe zonave të energjetikës.

Sulme të tilla kanë për qëllim dobësimin e forcës së ushtrisë ruse, paralel me ngufatjen e ekonomisë pas sulmeve të naftës, ku është epiqendra e furnizimit të ushtrisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top