Ukraina shkëmben 22 ushtarë me rusët pengje lufte

Ukraina njoftoi të hënën kthimin e 22 ushtarëve pas shkëmbimit të të burgosurve me Rusinë.

Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, ka thënë se ushtarët e liruar do t’i nënshtrohen rehabilitimit fizik dhe psikologjik.

“22 ushtarë të tjerë ukrainas u kthyen sot në shtëpi… Ushtarët e liruar do t’i nënshtrohen një rehabilitimi fizik dhe psikologjik dhe do të marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka shkruar ai në Telegram.

Ai falënderoi Shtabin Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës, duke thënë: “Duhet të përmbushim detyrën e presidentit dhe të kthejmë të gjithë njerëzit tanë”.

Më shumë se 2 mijë të burgosur janë shkëmbyer midis Kievit dhe Moskës që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë në shkurt 2022, sipas shifrave të përpiluara nga AA

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top