Ukraina rrëzon 30 dronë iranianë të rusëve

Forca Ajrore e Ukrainës ka rrëzuar 30 prej 40 dronëve iranianë, Shahed, me të cilët Rusia e sulmoi gjatë natës në rajonet qendrore dhe jugore, thanë zyrtarët rajonalë dhe ushtarakë të shtunën.

Komanda Ushtarake e Jugut tha se 20 dronë u rrëzuan në qendër të rajonit, Vinitsia, dhe 10 të tjerët mbi rajonet Odesa dhe Mikolaiv në jug.

Natalia Humeniuk, zëdhënëse e komandës jugore, tha për televizionin ukrainas se Rusia po i vazhdon sulmet ndaj infrastrukturës së porteve, përfshirë në lumin Danub, dhe se po përpiqet t’i godasë ndërtesat jetike të infrastrukturës në rajonet tjera ukrainase për “të pasur ndikim në ekonomi”.

Rusia i ka rritur sulmet ajrore ndaj infrastrukturës për eksportimin e drithërave të Ukrainës në lumin Danub dhe në portin e Odesas që nga qershori, kur Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, e cila mundësonte eksportin e sigurt të drithërave përmes Detit të Zi.

 

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top