Sulmet ukrainase në territorin rus nuk janë ndaluar as gjatë mbrëmjes së kaluar dhe orëve të para të së enjtes. Kievi ka arritur të shkatërrojë një depo të madhe municionesh në rajonin perëndimor rus të Tverit.
Dronët arritën të shënjestrojnë depon në qytetin Toropets, e cila ruante sistemet e raketave taktike Iskander, sistemet e raketave taktike Tochka-U dhe municione artilerie. Guvernatori i rajonit rus Igor Rudenya ka urdhëruar një evakuuim të pjesshëm të banorëve në atë zonë pas shpërthimit të fuqishëm në depo.