Presidenti i SHBA’së Joe Biden tha gjatë një konference se Kievi do të sulmoj mbrapsht Korenë e Veriut nëse trupat e saj hyjnë në Ukrainë, transmeton Gazeta Metro.
Një zëdhënës i Pentagonit shtoi në një konferencë tjetër se mbështetja e Moskës në Korenë e Veriut reflekton një situatë të “palakmueshme” të Kremlinit sidomos për nevojat në personel ushtarak.
Korea e Veriut tha se ka dërguar trupat e saj që të përfshihen në luftën ndaj Ukrainës.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, konfirmoi në 28 tetor se inteligjenca e SHBA’së ka llogaritur se në Rusi ndodhen rreth 10 mijë trupa koreanoveriore disa nga të cilët veqse janë dërguar në rajonin e Kursk, raportojnë mediat ukrainase.
“Po, unë jam i shqetësuar për këtë” tha Biden në konferencë por ai shtoi se Ukraina duhet të kundërpërgjigjet ndaj tyre, pa elaboruar më gjatë.