Ukraina dhe Polonia bien dakord, nënshkruhet memorandumi i përbashkët për prodhimin e municioneve

Ukraina dhe Polonia bien dakord për prodhimin e përbashkët të predhave të tankeve të kalibrit 125 mm, një ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vizitoi Poloninë.

“Ky është një hap tjetër drejt forcimit të mëtejshëm të partneritetit midis Ukrainës dhe Polonisë në sferën e mbrojtjes”, thuhet në deklaratë.

Dokumenti u nënshkrua gjatë vizitës së Volodymyr Zelenskyy në Varshavë, ku ai u takua me presidentin Andrzej Duda dhe kryeministrin Mateusz Morawiecki.

“Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e mbështetjes së mëtejshme për Ukrainën në luftën për lirinë dhe sigurinë e Evropës, si dhe çështjet e rindërtimit të dëmeve të luftës dhe përfshirjen e kompanive polake në këtë fushë”, thuhet në një postim në Tëitter nga zyra e zotit Moraëiecki.

Një paketë e re ndihme ushtarake polake u njoftua gjithashtu gjatë vizitës, duke përfshirë 100 transportues të blinduar të personelit Rosomak, mortaja vetëlëvizëse dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, përveç 8 avionëve luftarakë Mig-29 tashmë në rrugën e tyre për në Ukrainë.

“Kjo vizitë në Varshavë, të gjitha negociatat tona sot mund të quhen vërtet fitimtare”, shkroi Zelenskyy në Telegram.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top