Ujërat nga reshjet e dendura në Himarë depërtojnë në ambientet e Policisë

Reshjet e dendura të shiut në jug të vendit, konkretisht në qytetin e Himarës, kanë shkaktuar dalje nga shtrati të përroit që kalon në mes të qytetit. Mësohet se për pasojë janë përmbytur rrugë periferike, dhe uji ka depërtuar edhe në ambientet e Komisariatit të Policisë së Himarës.

Bëhet me dije se efektivët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke ngritur pajisjet nga toka për t’i shpëtuar nga dëmtimi. Ndërkohë, situata vijon të mbetet problematike, pasi reshjet kanë qenë intensive dhe të pandërprera.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top