UEFA vlerëson Leao për gabimin e Marciniak, pastaj detyrohet të fshijë postimin: stuhi polemikash në internet

Siç dihet, Milan rrëmbeu kualifikimin për në gjysmëfinal të Champions League. Kuqezinjtë avancuan pas barazimit 1-1 (1-0 në ndeshjen e parë) në kthimin e çerekfinales kundër Napolit. Në fund të ndeshjes, shpërthyen polemikat e napolitanëve. Gjithçka lidhej me një penallti që nuk u akordua në favor të lojtarëve të Spalletti, pas një ndërhyrjeje në zonë të Leao ndaj Lozanos. Në këtë kontekst, duhet parë edhe stuhia e polemikave në rrejtet sociale, që lidhet me postimin e UEFA-s për të vlerësuar portugezin, më pas të fshirë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Vazhdon të ngjallë polemika episodi që, në minutën e 37′ të ndeshjes, pa protagonistë Leao dhe Lozano. Portugezi bëri një ndërhyrje mjaft të rrezikshme në zonën e rreptësisë për të ndalur kundërshtarin. Pas konsultimit me VAR, arbitri Marciniak vendosi të mos jepte penallti. Kjo situatë, ndezi protestat e napolitanëve (mes tyre edhe të Luciano Spallettit) pas ndeshjes.

 

UEFA, POSTIMI I FSHIRË
Sot, UEFA publikoi një postim në profilin e Champions League në Twitter. Një lavdërim për lojtarin e Milan, për ndërhyrjen e tij difensive ndaj anësorit meksikan: “Rafa Leao, mjeshtër në sulm dhe mbrojtje”. Nuk vonoi edhe reagimi i tifozëve të Napolit, të cilët në komentet e tyre kritikuan postimin e organizmit më të lartë europian të futbollit, duke nënvizuar gabimin e arbitrimit. Nga këtu erdhi vendimi (pothuajse i detyruar) i UEFA-s, për të fshirë postimin nga rrjetet sociale.

 

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top