Uefa mendon rritjen e organikave në Euro 2024 nga 23 në 26 lojtarë: Manaj, Daku e Muja shpresojnë

Numri i lojtarëve të thirrur nga çdo ekip kombëtar mund të rritet në 26 në funksion të Kampionatit Evropian 2024. E reja mund të konfirmohet në javët e ardhshme, pasi UEFA ishte kthyer në kufirin prej 23 të aplikuar edhe në të kaluarën. Një zgjedhje që bordi kontinental i futbollit po e vlerëson së bashku me komisionerët teknikë të përfshirë. Në këtë mënyrë mund të përsëritet cfarë ndodhi në Euro 2020, të shtyrë me një vit për shkak të pandemisë së Coronavirus.

Zgjerimi i skuadrave ishte aplikuar edhe për Botërorin 2022 me miratimin e FIFA-s dhe kthimi prapa mërziti trajnerët të cilët, siç u konfirmua javët e fundit nga trajneri i Holandës Ronald Koeman, argumentojnë se është e pamundur të rikthehesh në diapazonin e vjetër për shkak të shkallës veçanërisht të lartë të dëmtimeve.

“Në 8 prill do të mbahet një workshop me ekipet pjesëmarrëse dhe me atë rast UEFA do të dëgjojë këndvështrimin e trajnerëve – tha organizmi evropian i futbollit, duke folur për takimin e planifikuar në Dortmund -. Çdo ide në këtë kuptim do të të konsiderohet dhe vlerësohet”. Një lajm shumë i mirë për lojtarët që pretendojnë një thirrje në Europian. Kështu, Manaj, Daku e Muja sa për të cituar disa nga ata që luftojnë për një vend në Euro 2024 mund të kenë një shans më shumë për tu përfshirë në listën e Sylvinhos.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top