Udhëtim i stërzgjatur me tranzit Oslon: kuqezinjtë ‘shkelin’ në Ishujt Faroe, në kërkim të fitores

Entuziazëm për fitoren, por kujdes për të mos kaluar në eufori. Shqipëria mbërrin në Ishujt Faroe, për ndeshjen e tretë të kualifikueseve për Euro 2024. Kombëtarja shqiptare, në fakt, ka bërë një udhëtim të stërzgjatur për në destinacion, me tranzit në Oslo. Kjo është edhe arsyeja përse kanë udhëtuar që të dielën drejt Ishujve Faroe. Duke qenë se në 20 qershor do të luhet ndeshja, FSHF dhe Sylvinho kanë dashur ti japin sa më shumë kohë lojtarëve të qetësohen.

Departamenti i Komunikimit bën me dije se me skuadrën kanë udhëtuar në transfertë 24 lojtarë, teksa mungojnë portieri Simon Simoni dhe mbrojtësi Adrian Bajrami. Dy lojtarët nuk janë përfshirë në listën finale për ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Me të mbërritur në Torshavn në orët e pasdites Kombëtarja ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore. Kuqezinjtë kanë punuar në aneksin e stadiumit të ndeshjes, që ka shërbyer më shumë si një shkrythje për lojtarët pas një udhëtimi të gjatë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top