Modelja e njohur me origjinë nga Kosova, Arta Nitaj, është bërë nënë për herë të parë. Ajo është bërë nënë e një djali, emri i të vogëlit nuk dihet ende.
Burime për “Prive” kanë bërë me dije se Nitaj ëhstë bërë nënë dy muaj më parë, por që lajmi ka qarkulluar vetëm ditën e sotme.
Kohët e fundit, ajo ka zgjedhur të qëndrojë larg qendrës së vëmendjes, duke u distancuar nga jeta publike dhe aktivitetet në rrjetet sociale. Kjo largësi nga publiku ka nxitur spekulime të shumta, por tani është bërë e qartë se Arta ka preferuar të ruajë privatësinë e saj gjatë kësaj periudhe të veçantë të shtatzënisë.