‘U treguan dradharakë’, dështojnë bisedimet e paqes mes Afganistanit dhe Pakistanit

Negociatat midis Afganistanit dhe Pakistanit që synonin arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm pas përleshjeve të fundit vdekjeprurëse në kufirin e të dy vendeve kanë përfunduar pa rezultate, njoftoi qeveria pakistaneze.

“Fatkeqësisht, pala afgane nuk dha garanci (…) dhe iu drejtua një loje fajësimi, shmangieje dhe dredhish”, tha Ministri Pakistanez i Informacionit Attaullah Tarar në një postim në platformën X.

Pas katër ditësh bisedimesh në Stamboll, të ndërmjetësuara nga Katari dhe Turqia, “dialogu nuk mundi të çonte në një zgjidhje të realizueshme”, sipas ministrit pakistanez.

Të dy palët kishin rënë dakord së fundmi në Doha për një armëpushim pas ditësh luftimesh që vranë dhjetëra njerëz, në valën më të keqe të dhunës që nga rikthimi i talebanëve në pushtet në Afganistan në vitin 2021.

Luftimet shpërthyen kur Islamabadi kërkoi që talebanët të merrnin masa të ashpra ndaj islamistëve, të cilët sipas tij po nisin sulme ndërkufitare ndaj forcave pakistaneze. Pakistani nisi sulme ajrore në anën tjetër të kufirit dhe pasuan përleshje të ashpra.

Islamabadi akuzon Kabulin se strehon militantë që synojnë forcat pakistaneze. Talebanët i mohojnë akuzat dhe thonë se operacionet ushtarake të Pakistanit shkelin sovranitetin afgan.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top