U thirr në SPAK, Tahiri: Isha për 21 janarin, dhashë sqarime si një nga kallëzuesit

Ish-ministri Saimir Tahiri u paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje si person që ka dijeni lidhur me dosjen e 21 janarit. Tahiri u paraqit në SPAK rreth orës 09:30 dhe qëndroi për gati 1 orë.

“U pyeta për 21 janarin. Dhashë sqarime si protestues dhe për kallëzimin që kam bërë në vitin 2015”, tha ai për gazetarët.

Hetimi për çështjen “21 janari” u regjistrua në SPAK në korrikun e këtij viti, në zbatim të një vendimit të Gjykatës së Lartë. Për këtë, SPAK ka nisur veprimet duke marrë në pyetje disa ish-funksionarë të lartë të Policisë. Konkretisht, janë thirrur ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj dhe ish-zv.drejtori Agron Kuliçaj. Ditën e enjte në SPAK ishte dhe deputeti i PS, Xhemal Qefalia, i cili u pyet nga prokurorët në cilësinë e personit që ka dijeni për 21 janarin.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top