U tërhoq nga lista e PD/ Ori Nebijaj: Po u hap rrugën të rinjve

Deputetja demokrate Oriela Nebijaj tha në emisionin “Top Story” se u tërhoq vullnetarisht nga gara e 11 majit dhe se kontributin do ta japë në fushatë në këto zgjedhje. Edhe pse u fut në listën e hapur të PD-së së Fierit, ajo njoftoi më pas largimin nga gara për kandidatë në zgjedhje.

“Me gjithë situatën që ndodhi në këto vite, eksperienca nuk ishte shumë e mirë. Desha që t’i shkoja deri në fund, por nuk pendohem. Vendimi për të marrë pjesë në primare edhe pse ndodhi në limit kohe ishte për të treguar se nuk u trembem sfidave.

Do të ishte më e lehtë që kontributin tim ta jepja në fushatë, prandaj më sheh edhe kaq rehat. Unë thash që vendos që mos të jem në listë si kandidate, të gjithë të marrin kohë dhe t’ja lënë kohës.

Ka emra që unë i konsideroj të vjetër dhe prandaj e bëj si ironi që unë si e vjetër po u hap rrugën të rinjve” – tha Nebijaj.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top